Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Efi Dhedhes, ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet dora e tij dhe e Kiarës teksa mbajnë dorën e bebit të porsalindur. Gjithashtu Luizi ka zbuluar edhe emrin që ai dhe moderatorja i kanë vendosur vogëlushes së tyre, Luna Mari. E pyetur nga Elona Duro nëse ajo e ka uruar çiftin Ejlli për lindjen e vajzës së tyre, Efi u përgjigj:
Po, patjetër që i kam uruar. O Zot më bëhet kjo pyetje gjithandej.
Sipas saj, kush mendon se do të largohet?
Çimi. Fatkeqësia e tij që është futur shumë vonë dhe sido që të jetë Çimi do të dalë.