Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. E ftuar në emisionin e kësaj mbrëmje ka qenë Arta Kabashi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, e cila u eleminua gjatë një televotimi të dyfishtë të kësaj të shtune.
Shumë njerëz prisnin që ajo të krijonte debate dhe të ishte më aktive në lojë. Si shprehet Arta për këto komente?
Pavarësisht se njerëzit mendonin ose prisnin që njerëzit aty brenda duhet të luanin vetëm duke bërtitur, unë në fakt i kisha mendimet shumë të qarta dhe bëja diskutime që edhe nëse nuk kanë pasur interes, sespse diskutimet e mia kanë qenë të qeta. Sipas meje, kam pasur diskutime me të gjithë njerëzit problematikë të shtëpisë dhe nuk e krijoja agresivitetin tek ta. Unë e kam shumë problem që të bërtas. Ndodh shumë rrallë, por unë i bëj të qarta mendimet e mia dhe eci. Nuk kam më punë me atë person.
A e penalizoi lojën e saj miqësia që pati me Vesa Smolicën?
Mendoj që nëse dikush e ka inteligjencën për ta kuptuar e di që ne jemi dy persona të ndryshëm. S’kemi pasur lidhje ne me njëra-tjetrën, sepse ajo i ka pasur luftrat e veta dhe unë të miat. Ne kur na pret dikush, kur na nderon dikush, ne e kthejmë nderin. Dhe kjo nuk do të thotë që ne i mendojmë gjërat njësoj dhe jemi i njëjti banor. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të banorëve, sepse gjatë gjithë kohës thonin ‘vajzat e Kosovës’ ose ‘Arta-Vesa’, ‘Vesa-Arta’. Na ka irrituar të dyjave se gjatë gjithë kohës edhe unë edhe Vesa kemi thënë që janë dy emra komplet ndryshe. Ishte një lloj krahasimi gjatë gjithë kohës. Edhe fakti që kemi pasur profesion të njëjtë ndoshta na ka penalizuar të dyjave në fakt.