Lifestyle

A e dinit se cilat tipare gjenetike trashëgohen nga secili prind?

Gjenetika është një fushë magjike që shpesh na bën të mendojmë se nga e kemi trashëguar këtë apo atë tipar. Ajo që mund të mos e dini është se disa karakteristika fizike dhe emocionale mund të kalojnë vetëm nga njëri prind, dhe shkenca na ofron disa përgjigje interesante.

Disa tipare fizike kalojnë nga nëna

Tipare të tilla si ngjyra e flokëve, karakteristikat e lëkurës dhe venat varikoze janë të lidhura me kromozomin X dhe për pasojë trashëgohen më shumë nga nëna. Pra, është më e mundshme që këto veçori të kalojnë te fëmijët nga ana e nënës.

Gjatësia e trupit kalon nga babai

Një nga thëniet e zakonshme, “Është i gjatë si babai i tij”, duket se ka bazë shkencore. Gjatësia e një personi përcaktohet nga mbi 700 variacione gjenetike të trashëguara nga të dy prindërit, por gjenet e babait janë më të rëndësishme për stimulimin e rritjes dhe zhvillimit të trupit.

Zakonet e gjumit trashëgohen nga nëna

Një studim ka treguar se ritmet natyrale të gjumit dhe zgjimit, si dhe zakonet e gjumit, kalojnë më shumë nga nëna se sa nga babai. Kështu, nëse nëna juaj ka zakon të qëndrojë zgjuar deri vonë, ka mundësi që edhe ju të keni të njëjtin zakon.

Dhëmbët e shtrembër trashëgohen nga babai

Për ata që kanë probleme me dhëmbët, si dhëmbë të shtrembër apo të prishur, kjo mund të jetë trashëgimi nga babai. Shkencëtarët kanë zbuluar se prirja për shëndet të dobët oral është më e dukshme nëse babai ka pasur gjithashtu probleme dentare.

Humori dhe emocionet kalojnë nga nëna

Një studim i botuar në “Journal of Neuroscience” ka zbuluar se gjenet që kontrollojnë rregullimin e emocioneve dhe humori janë më të lidhura me gjenetikën e nënës. Kjo do të thotë që prirja për çrregullime emocionale mund të jetë trashëguar nga nëna.

Gjinia përcaktohet nga babai

Një tjetër fakt interesant është se baballarët janë të vetmit përgjegjës për gjininë e fëmijës. Kromozomet seksuale, X dhe Y, përcaktojnë gjininë: vajzat trashëgojnë kromozomin X nga babai, ndërsa djemtë trashëgojnë kromozomin Y.

Gropëzat në faqe janë trashëguar nga babai

Nëse keni gropëza në faqe, ka mundësi që kjo të jetë një tipar që vjen nga babai. Sipas shkencëtarëve, gropëzat janë një defekt gjenetik që shfaqet për shkak të një shkurtimi të muskujve të fytyrës, dhe ato kalojnë më shumë nga babai.

Gjenetika është një fushë komplekse, por këto shembuj të trashëgimisë na ndihmojnë të kuptojmë më mirë lidhjen e ngushtë mes të kaluarës familjare dhe karakteristikave tona fizike e emocionale.