Të gjithë e dimë se mënyea e duhur për të arritur një orgazmë është stimulimi i pjesës që keni mes këmbëve, por shumë harrojnë një pjesë tjetër tepër erogjene në trupin tonë që janë thithkat.
Një seksolog, Dr. Janet Brito, ka treguar se femrat mund të përjetojnë një orgazëm shumë të fuqishme vetëm falë stimulimit të thithkave.
Diçka e tillë mund të arrihet dhe pa penetrimin e organit mashkullorë por dhe pa stimulimin e jashtëm të vaginës, klitorit. Një orgazëm e këtij lloji arrihet vetëm e anë të prekjes së gjoksit në intensitetin e duhur duke variuar nga femra.
Në të vërtetë, femra mund të arrijë kulmin e kënaqësisë së saj seksuale vetëm duke prekur indet e gjirit dhe thithkat, e njëjtë si një orgazëm gjenitale.
Orgazma e gjoksit cilësohet të jetë po aq e fortë dhe e mirë sa orgazmat e tjera, ndaj dhe seksologët pohojnë se pjesa më e rëndësishme në të është loja që bëni para aktit.
Në fakt, kjo lloj orgazme ka shumë anë të mira pasi mund ta filloni me të dhe më pas mund të përjetoni shumë të tjera, ose dy njëkohësisht.
E vetmja mënyrë që mund të arrini në një të tillë është që të praktikoheni. Në këtë formë ju eksperimentoni dhe filloni ta njihni më mirë trupin tuaj duke kuptuar se çfarë dëshiron dhe kur. Fokusoni më shumë tek kënaqësia që merrni gjatë procesit dhe jo vetëm tek qëllimi final i saj.
Mund të praktikoheni vetëm apo dhe me partnerin tuaj, duke e lejuar që të eksplorojë trupin dhe pjesët tuaja erogjene.
Edhe orgazma e gjinjve, e njëjtë si ajo gjenitale, kërkon shumë durim dhe përqëndrim. Mos nguroni së provuari eksperienca të reja për të zbuluar se çfarë ju pëlqen më së shumti në shtrat.