Nëse vini re një ndryshim tek sytë pasi konsumoni Coca Cola, nuk është asgjë tjetër përveçse efekti i kësaj pije. Shpesh herë ndodh që të frenojmë veten për të mos konsumuar pije me gaz, të cilat i kemi mjaft të preferuara. Sigurisht që në këtë mënyrë i detyrojmë dhe fëmijët që bëjnë të njëjtën gjë, por pse ndodh kjo?
Në momentin që konsumoni pije të gazuara ndjeni një fryerje dhe vetëm kaq, por ajo çfarë ndodh në të vërtetë është se nivelet e sheqerit rriten 20 minuta pasi kemi konsumuar Coca Cola. Në trup ndodh një ‘shpërthim’ insuline dhe mëlçia e kthen të gjithën këtë në dhjam.
Më pas, pasi kanë kaluar 40 minuta që nga hyrja e Coca Cola-s në trup, ai e ka përthithur të gjithë kafeinën duke bërë që presioni i gjakut të rritet, kështu bebet e syrit zmadhohen. Prandaj nëse vini re një ndryshim tek sytë pasi konsumoni pije me gaz dhe veçanërisht Coca Cola-n, kjo nuk është asgjë tjetër përveçse efekti i tyre.
Pas 45 minutash që Coca Cola ka hyrë në organizëm, rritet niveli i dopaminës, e cila është përgjegjëse për ndjesinë e kënaqësisë. Shpesh herë efekti i Coca Cola-s është krahasuar me atë të heroinës… Mos harroni që e gjitha fillon gradualisht dhe të parët që dëmtohen janë dhëmbët, kjo për shkak të përmbajtjes që kjo pije me gaz ka. Acidi fosforik e gërryen smaltin e dhëmbëve.
Një kanaçe me pije të gazuar, në këtë rast Coca Cola përmban rreth 10 lugë çaji sheqer, por e rekomanduar është që një individ duhet të konsumojë deri në 6 lugë çaji sheqer në ditë. Nuk është e thënë që të hiqni dorë krejtësisht, por bëni mirë që të rralloni konsumimin e saj.
Rikujtojmë se, nëse konsumoni ujë të gazuar, duhet të dini vetitë e mira apo të këqija që ai ka. Uji me gaz në fakt mund të jetë një alternativë e mirë në vend të pijeve të gazuara, por a është i shëndetshëm? Uji me gaz është një alternativë e njohur dhe është më i shëndetshëm se pijet e tjera të gazuara ose alkooli.