Live From Tirana Showbiz

A e detyron Genardi Sonidën të shfaqet në video? Ja çfarë thotë ai…

Sot kishim një temë mjaft interesantë në Live From Tirana. Diskutuam rreth meme-ve që i duam shumë dhe që janë bërë pjesë e dialogjeve tona të përditshme. Kush më shumë se Genard Hajdari është konsideruar si personazh meme-sh në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram?

Batutat e tij, humori që krijon por edhe video-t e qesharake e herë herë të çuditshme, shkaktojnë shumë zhurmë në rrjet. Genardi zbuloi se si nisi rruga e tij e të promovuarit veten dhe motrën në Instagram. Sigurisht, të gjithë i ndjekim video-t e tij por herë pas here duket se Sonida nuk është edhe aq pro tyre.

Krahas komenteve pozitive, të qeshurave online dhe mesazheve mbështetëse, as për Genardin nuk mund të mungonin ato me një ton më negativ e kritikues. Shumë njerëz janë të mendimit se në të shumtën e rasteve Sonida duket si e detyruar të shfaqet në këto video dhe për skeptikët, Genardi ka një përgjigje.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se ka raste kur motra e tij nuk është në humor pasi ka momentet e veta sikurse çdo person tjetër. Videot që ajo më pëlqen më së shumti të xhirojë janë ato të kërcimeve pasi muzikën e do shumë. Ndonjëherë ajo ndjen se po ndan më shumë seç duhet me publikun dhe i thotë Genardit që të ndalojë pasi i duket se shtëpia e tyre po kthehet në një ambient “Big Brother”-i.