Për ata që kanë pasur dyshime në lidhje me ndikimin e ujit të gazuar në shëndet, një studim i ri ka shuar çdo pyetje. Sipas kërkimeve, uji i gazuar nuk paraqet rrezik për shëndetin dhe është po aq i dobishëm sa uji natyral.
Ai ka veti shëruese, varësisht nga përbërja dhe mineralet që përmban, ndërsa trupit i ndihmon në përthithjen më të lehtë të mineraleve.
Një shqetësim i zakonshëm ka qenë ndikimi i ujit të gazuar në smaltin e dhëmbëve dhe mundësia për të shkaktuar kavitete.
Megjithatë, studiuesit shpjegojnë se kariesi shkaktohet nga bakteret që ushqehen me sheqer dhe karbohidrate, dhe për shumë nga këto baktere, mjedisi acid i ujit të gazuar (pH 3.5) është vdekjeprurës. Për më tepër, kjo e bën ujin e gazuar të dobishëm për shpëlarjen e gojës dhe mbrojtjen e mishrave të dhëmbëve. Kështu, mjekët rekomandojnë që pirja e një ose dy gotave ujë të gazuar pas vakteve mund të jetë një praktikë e shëndetshme.
Pra, ekspertët theksojnë se e vetmja gjë që ka rëndësi është të sigurohet një konsum i mjaftueshëm uji gjatë ditës, për të ruajtur hidratimin e duhur dhe për të mbështetur funksionet e trupit.