Përpara se të nisim një romancë, le ta pranojmë që si fillim “gërmojmë” në fotot e tij/saj për të marrë disa detaje rreth miqësive të tyre, aktiviteteve, jetës së përditshme, karrierës etj. “Instagram”-i, por edhe rrjetet e tjera sociale janë platforma ku mund të dallohen disa flamuj të kuq përpara se të nisni një lidhje dashurie.
Çdo informacion tjetër mund ta merrni nga profili tyre, duke nisur nga shkollimi, udhëtimet, miqësitë e plot detaje të tjera. Nëse jeni me fat, kërkimi juaj do të zbulojë disa gjëra interesante për personin që keni nisur të keni pëlqim.
Sipas trajneres së marrëdhënieve, Karina Daves, kërkimi për profilin e dikujt është mënyra më e mirë për të parë nëse ai/ajo është një person i/e vërtetë dhe nuk gënjen për punën, moshën dhe detaje të tjera të rëndësishme për jetën.
A i zbulon të gjitha profili në “Instagram” apo rrjetet të tjera sociale?
Mjafton një kalim në listën e ndjekësve në rrjete sociale dhe ju do të keni një ide më të qartë për shijet e muzikës dhe kinemasë, jetën shoqërore dhe madje, pasionet e veçanta që ata mund të mos i thonë troç. Ndërsa kaloni në fotot apo videot e disa muajve apo viteve më parë, do të filloni të krijoni një ide se kush mund të jenë ata si individë dhe nëse vlerat dhe interesat tuaja mund të përputhen apo jo.
A duhet të nisni një lidhje të re, pavarësisht informacionit që merrni nga rrjetet sociale?
Përdorimi i ndjekësve në “Instagram” apo në platforma të tjera sociale vlen si një sistem verifikimi dhe padyshim që nuk është një ide e keqe. Duke qenë të “armatosur” me informacion dhe detaje për personin që keni nisur të keni ndjenja, ju mund të jeni më direkt në momentin që bëni pyetje, si për karakterin, vlerat, miqësitë dhe gjërat që realisht kanë rëndësi për ta.
Nëse ju pëlqejnë përgjigjet, kjo mund të jetë një pasqyrë e mirë përtej asaj që keni parë në rrjetet sociale.
Por, theksojmë se jeta e vërtetë është ndryshe nga ajo e “Instagram”-it, ndaj nuk mund të bazohesh vetëm në atë që sheh në internet për të krijuar një përshtypje apo një romancë me personin tjetër.