Celebrities Gossip Showbiz

“A duhemi si kafshë?” Ronela Hajati zbulon një pjesë nga teksti i këngës që duket se do të prekë zemrat e të dashuruarve!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

Vetëm një muaj më parë, Ronela publikoi ‘Shtroje me lek’ dhe deri më tani ka plot 4 milion klikime në platformën YouTube e duket se nuk ka të ndalur. Pak më parë, ajo ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga teksti i këngës që pritet të publikohet dhe padyshim që do të prekë zemrat e të dashuruarve.

E ti, ku je tani? Pse s’më flet hala si dje… A thu a je mërzit, apo as kjo s’është e vërtetë? Nëse do me dit, shpirtrat duhen më shumë se trupat e nëse do me m’thirr, s’ka nevojë me t’i prek putrat. A duhemi si kafshë? Ku ta di? Ende s’të kam pa as t’kam ni. Po mendoj me t’puth me afsh edhe zemrën që thell e ke.

Ronela gjithashtu ka zbuluar dhe datën e publikimit të këtij projekti duke na treguar se do të duhet të presim deri në 24 qershor.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit, teksa tregon Efin duke u bërë gati dhe krahas ka shkruar: “Një ditë shumë e bukur”. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.