Vetëm pak ditë më parë kantautori i njohur Flori Mumajesi festoi ditëlindjen e tij dhe mbushi plot 42-vjeç. Këngëtari dhe artisti i njohur është “zhdukur” prej kohësh nga televizionet dhe madje ka hequr të gjitha këngët nga kanali i tij zyrtar.
Rikujtojmë se disa ditë më parë në faqen e tij zyrtare në Instagram, Flori Mumajesi ndryshoi foton e tij të profilit, ku vendosi vetëm një shkrim të shkurtër që thonte:
Pak Flor.
Menjëherë kjo i bëri ndjekësit të mendojnë se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit. Mos vallë vërtet artisti po rikthehet?! Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut.
Tashmë rikthimi i tij në Tiranë është zbuluar pikërisht nga miqtë, duke paralajmëruar kështu edhe një rikthim të tij në muzikë. Për ditëlindje, Flori e ka festuar me miqtë e famshëm në Tiranë, duke ngritur dyshimet se tashmë shumë shpejt do ta shohim edhe në skenë. Njerëzit e afërt të Florit bëjnë me dije se Flori prej kohësh ka menduar për një koncert të tijin dhe ndoshta sezoni i ri do ta rikthejë atë për herë të parë në një recital.