Ish-presidenti Donald Trump tha të martën se nuk besonte se duhej t’u thoshte mbështetësve të tij se nuk duhet të ketë dhunë dhe se ata duhet të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve nëse ai humbet.
“Nuk duhet t’u them atyre se nuk do të ketë dhunë. Sigurisht që nuk do të kenë dhunë. Mbështetësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm. Unë nuk duhet t’ua them atyre. Dhe sigurisht që nuk dua asnjë lloj dhune, por sigurisht që nuk duhet t’ua them unë. Ata janë njerëz të mëdhenj. Këta janë njerëz që nuk besojnë te dhuna”, – tha Trump.
Mbështetësit e Trump sulmuan dhunshëm në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 2020 pasi Trump humbi zgjedhjet dhe refuzoi të pranonte.
Trump nuk u përgjigj kur u pyet nga CNN nëse do të shpallte fitoren sonte pavarësisht rezultateve. Ish-presidenti sapo kishte votuar në Palm Beach në ditën e zgjedhjeve dhe u ndal për të marrë pyetje nga gazetarët.
Top Albania Radio, sonte në orën 21:00, nën drejtimin e Blendi Salaj, do të përcjellë të gjitha detajet, hap pas hapi, në programin: “Nata e Zgjedhjeve në SHBA”. Qëndroni në valët e Top Albania Radio për analiza të thelluara, rezultatet e exit polleve dhe intervista ekskluzive direkt nga SHBA!
Voto sondazhin këtu.