Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Big Brother Radio” ka qenë i ftuar Xhani Demika, i cili së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun, komentuan ndodhitë që kanë ndodhur orët e fundit në shtëpinë e BBV.
Si e komenton Xhani daljen e Bardhit gjatë Prime të së shtunës?
Në radhë të parë, mendimi im kur kam marrë vesh që Bardhi do të futej në Big Brother, është se Bardhit nuk i është dashur ndonjëherë të futej në Big Brother. Nuk i është dashur ndonjëherë nga ana artistike. Ka qenë artist i mirë. Edhe pse i ri në moshë, ka pasur bashkëpunime shumë të forta si me Ledrin, si me Elvanën dhe një artist që ka bërë super hite që vazhdojnë të dëgjohen. Gjithsesi në shumë raste e dëmton, sepse shumë njerëz dinë shumë pak për artistët. Dinë vetëm pjesën e projekteve, muzikën, dashurinë, kurse pjesa e Big Brother e shfaq komplet. Deri diku kishte informacione për Bardhin, por kjo pjesa e mamit në qoftë se ka qenë rast i vërtetë, bravo. Në qoftë se është diçka siç kam lexuar e inskenuar, pastaj kjo është shumë gabim, sepse dëmton shumë.
Përsa i përket kësaj të fundit Sara aludoi se ishte një skenar i realizuar nga palët e treta, përfshirë këtu menaxherin e Bardhit, Jetmir Agaj. Ja si shprehet Xhani për këtë:
Jetmirin unë e njoh. Jetmiri është menaxheri dhe personi që flet për çfarëdo gjëje për Bardhin. Si për kontratat, si për marrëveshjet, si për koncertet, për çdo gjë. Unë besoj një gjë që Jetmiri çfarëdo lloj gjëje të ketë menduar për Bardhin dhe çdo gjë që ka planifikuar për Bardhin është opsioni dhe gjëja më e mirë që mund të ketë bërë për stafin menaxherial, për veten e vet, për studion e vet dhe për Bardhin. Mbase kjo i takon Bardhit të dalë në deklaratë ose të dalë në një shkrim që të sqarojë sesi është situata, sepse në fund të fundit menaxheri çfarëdo lloj gjëje të thotë prapë do të ngelet personazhi ai që do të japë vulën.
A do të zihet Bardhi me Jetmirin dhe të zgjedhë Sarën dhe nënën?
Nënën mund ta zgjedhë, por nënën nuk mendoj se do të ndahet. Kurse për gruan nuk e di.