I ftuar mbrëmjen e sotme në Big Brother Radio ka qenë ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gerti Koxha. I prezantuar në këtë format si model, stomatolog dhe jo vetëm, ai ka zbuluar në Top Albania Radio shumë rreth lojës së tij brenda BBV por edhe detaje në lidhje me karrierën dhe projektet e tij.
Një çështje e diskutuar gjatë dhe mjaft e komentuar edhe në rrjetet sociale ka qenë ajo e Gertit dhe një nga banoret brenda shtëpisë, Jorit. Pavarësisht se edhe në Big Brother pas daljes Gerti theksoi se nuk kishte asgjë më tepër mes tyre në radio ai tregoi se:
Filluam të bënim atë lojën me Jorin, sepse e diskutuam se filloi shtëpia të binte në qetësi edhe thamë bashkë më Jorin që duhet të bëjmë diçka. Kur e pashë më pas kishin bërë më shumë nga çfarë kisha pritur. Aty çdo detaj kapet dhe ishin bërë më të theksuara nga çfarë mendojmë ne.
Por pyetja konkrete që ju drejtua Gertit ishte nëse me të vërtetë mes tyre ka një pëlqim. A mund të themi se mund të ketë lindur diçka aty dhe mund të zhvillohet jashtë?
Eh, sa herë më është bërë kjo pyetje. Edhe në rrugë më ndalojnë tani dhe më pyesin për Jorin, por me thënë të drejtën nuk kam qejf që t’i zhgënjej njerëzit por ky është një nga rastet që ndoshta jam duke i zhgënjyer. Me Jorin është diçka shumë miqësore, nuk është diçka më tepër se shoqërore. Jori është një mentalitet komplet tjetër të paktën në raport me mua.