Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Olsa ka qenë e ftuar ditën e sotme në rubrikën “Mos i bjer me top” tek “E Diell”, ku intervista është bërë në Bodrum të Turqisë atje ku po xhirohej edhe “Kepi i VIP-ave”. Olsa ka treguar shumë detaje rreth këtij programi dhe jo vetëm. E pyetur nëse mund të kenë ndodhur marrëdhënie intime mes VIP-ave, gjatë periudhës së xhirimeve në Turqi në një resort luksoz, autorja e formatit shprehet se është e bindur që kanë ndodhur, por nuk i kanë xhiruar.
Ronaldo Sharka: Një pyetje e drejtpërdrejtë që vjen nga publiku, a do të ketë s*ks në “Kepin e Tundimeve”?
Olsa Muhameti: Seks mund të ketë pasur, por ne nuk kemi xhiruar gjë sepse nuk kemi qenë të fokusuar të ruajmë ata që bënin s*eks.
Ronaldo Sharka: Mund të ketë pasur?
Olsa Muhameti: Po besoj që edhe mundet, jam e bindur për këtë që ka pasur.