Producenti i “Pirates of the Caribbean”, Jerry Bruckheimer gjatë një interviste me “The Sunday Times” ka folur për përfshirjen e ardhshme të Johnny Depp. Depp luajti Sparrow në të pesë filmat, ku i fundit ishte filmi i vitit 2017 “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”. Bruckheimer tani është duke punuar në dy filma të tjerë, e teksa u pyet nëse Depp do të kthehet, Bruckheimer thjesht tha:
Jo, në këtë pikë ku jemi. E ardhmja ende nuk është vendosur.
Ndërkohë, ai konfirmoi se është në bisedime me Margot Robbie për të qenë në një nga dy skenarët e “Pirates of the Caribbean’” që janë aktualisht në zhvillim. Depp është në mes të një padie prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, duke e akuzuar atë për prishjen e reputacionit pas një eseje të publikuar në “Uashington Post” që ajo shkroi në 2018.
Gjyqi i njohur i cili po zhvillohet mes dy aktorëve të njohur të cilët edhe kanë qenë të martuar me njëri-tjetrin, ka nxitur një vëmendje shumë të madhe në mbarë botën. Të gjithë janë shumë kuriozë se çfarë ndodh me ta. Së fundmi në rrjet aludohet se dëshmia që Amber Heard ka bërë me datë 6 maj kundër Johnny Depp, mund të jetë kopjuar fjalë për fjalë nga filmi “The Talented Mr Ripley”.
Johnny Depp dhe Amber Heard u njohën në vitin 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”. Ai bazohej në një libër të Hunter S.Thompson dhe përshkruan fatkeqësitë e nxitura nga alkooli të shkrimtarit Paul Kemp (të luajtur nga Johnny Depp), i cili është i fiksuar pas Chenault (Amber Heard). Ata u martuan në vitin 2015 dhe u divorcuan një vit më vonë dhe siç po shihet publikisht javët e fundit, pasojat e martesës së tyre së shkurtër janë katastrofike.