Ajo është reperja më e përfolur e momentit dhe gjithashtu ai është artisti më i pëlqyer i publikut për këngët e tij të ndjera. Loredana dhe Yll Limani duket se do të na surprizojnë me një projekt muzikor për këtë fundvit. Këtë e kanë konfirmuar burime për Prive sipas të cilave xhirimet e videoklipit kanë nisur sot, por ka qenë dhe vetë Ylli ai që duket si ‘i ka vënë vulën’.
Kjo pasi disa orë më parë ka ndarë në Instastory-n e tij një foto të reperes edhe pse nuk ka zgjedhur të japë asnjë koment.
Ne jemi gjithë sy e veshë për të parë se çfarë do të sjellin dy artistët të cilët njihen gjithashtu për shoqërinë e tyre të mirë.
Ka kaluar vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” dhe Yll Limani ka afro 8 milion klikime në platformën YouTube.
Nga ana tjetër dhe Loredana para 10 ditësh ka publikuar ‘Blicke’ i cili është një projekt solo me videoklip dhe ka arritur mbi 300 mijë klikime.