Fansat e ‘reality show’-t “Keeping Up With The Kardashians” do të duhet të presin deri në sezonin e dytë për të parë të dashurin e ri të Kim Kardashian, Pete Davidson si pjesë e tij. Marrëdhënia e tyre u bë publike pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese tetorin e kaluar në “Saturday Night Live”, ku ai është një nga anëtarët e kastit. Megjithatë është pohuar se ai nuk do të shfaqet në sezonin e parë të serialit të familjes së saj.
Kim dhe Pete ishin bashkë të enjten mbrëma për premierën e “The Kardashians” në Los Angeles, si dhe për darkën më pas në “Jon And Vinny’s”, duke shënuar kështu debutimin e tyre të parë si çifti në tapetin e kuq. Ata thuhet se janë filmuar për xhirimet e serialit në të dy këto lokacione, por pasi sezoni i parë ka përfunduar xhirimet, pamjet pritet të transmetohen në sezonin e dytë.
Edhe pse Pete nuk do të shfaqet vetë në sezonin e parë të “Keeping Up With The Kardashians”, marrëdhënia e tij me Kim do të jetë temë bisede. Në një trailer për shfaqjen, Kim mund të shihet duke i dërguar mesazhe dikujt ndërsa është ulur në një sfond për të filmuar një rrëfim televiziv të serialit.
Kur një zë jashtë kamerës pyet nëse emri i personit të cilit i dërgon mesazhe është Pete, Kim qesh pa ngritur kokën dhe pa e treguar përgjigjen. Nëna e saj Kris Jenner gjithashtu diskuton romancën e së bijës me komedianin në trailer, duke zbuluar:
Kjo është një marrëdhënie që nuk mendoj se dikush e ka pritur.
Sipas mediave të huaja dyshja vizituan gjyshërit e Pete në Staten Island, teksa Davidson po xhironte për një film në Nju Jork. Dyshja ndaloi në rezidencën, e cila ishte pranë vendxhirimit të Pete. Kim e ka takuar tashmë mamane e tij Amy vitin e kaluar. Pavarësisht zhvillimeve të mëdha në raportin e tij, ka ende persona të rëndësishëm nga jeta e Kim, të cilët Pete ende si ka takuar. Bëhet fjalë për fëmijët e saj. Kim ka katër fëmijë me ish-burrin Kanye West, North, Saint, Chicago dhe Psalm.