Këtë herë në programin “Pardon my French” me Jonidën dhe Kejvin, ishte i ftuar aktori i humorit shumë i dashur për publikun, Visjan Ukcenaj. Mes historive të fëmijërisë dhe adoleshencës së tij, Visjani foli me ne dhe për projektet e tij të ardhshme. I pyetur nga dyshja jonë e programit nëse ai do ta linte “Klanifornia”-n për emisionin tjetër të humorit në Top Channel, “Portokalli”-në, Visjani u shpreh:
Unë dhe Albano Bogdo jemi bërë të famshëm nga jashtë “Portokalli”-së dhe jemi krenarë për këtë gjë. Unë jam shumë i lumtur me kolegët me të cilët punojmë, por rroga është primare, nëse rroga do të më cënohej do të shkoja në “Portokalli”. Aktorët atje i kam shumë miq dhe kam respekt për ata.
Visjani gjithashtu zbuloi dhe pak nga projekti i tij i ri muzikor, një bashkëpunim me Meriton Ademin. Kjo do të jetë një këngë verore dhe këtë të shtunë do të xhirojnë dhe klipin. Visjani tha se këtë herë do të vijë pak më ndryshe:
Këtë këngë e kemi bërë me shumë pasion, është shumë e bukur. Unë kam bërë këngë personale edhe më parë, kam bërë një dedikim për tim bir dhe një këngë për depresionin.
Ai ndaloi pak dhe në kuptimet që kanë tatuazhet e tij. I pyetur për tatuazhin e tij më të përzemërt, Visjani veçoi një me numrin ’10’.
Çdo tatuazh që kam ka një mesazh, 10-ta është më i veçanti për mua pasi i dedikohet bashkëshortes sime, kjo është data kur e kam njohur.