Aktualitet Politikë

A do ta braktisin Parlamentin? Gazment Bardhi: Ai gabim s’përsëritet më! Ja si do të vazhdojë aksioni opozitar

Gazment Bardhi ka përjashtuar mundësinë që PD të braktisë Parlamentin duke u shprehur se ky gabim nuk do të përsëritet më.

Në një deklaratë për mediat pas mbleshjes së Grupit, Bardhi u shpreh se deputetët demokratë do të jenë brenda Parlamentit dhe në Komisione.

“E kemi bërë atë gabim, nuk ka shans që ai gabim të përsëritet”, theksoi kreu i Grupit të PD-së, duke shtuar se “do të jemi aty për të bërë detyrën tonë, qoftë brenda apo jashtë Komisioneve”.

Gazment Bardhi: Duke nisur nga sot do të jemi brenda Parlamentit. Deputetët do të jenë secili sipas Komisioneve për të bërë detyrën e tyre për ti shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka sjellë Rama dhe kush janë propozimet. Po patjetër, edhe ata që janë të përjashtuar.

Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e vendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend.

Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën.

Do të jemi aty për të bërë detyrën tonë, qoftë brenda apo jashtë Komisioneve.

Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti.

Deputetët e opozitës do të jenë në përballje në çdo front, brenda Parlamentit, në rrugë me qytetarët, kjo nuk nënkupton që duhet të ikim nga përballja në Kuvend.

Do t’i përgjigjemi sjelljes së kundërshtarit tonë politik, Grupi i PD-së do të reagojë. Detyra e secilit deputet është t’i prijë qytetarëve. Nuk kemi penguar askënd të hyjë në Kuvend, ne jemi penguar. Përballja me Gardën ka qenë vendim i maxhorancës, kemi shkuar çdo të enjte për të marrë pjesën në seanca. E kemi bërë atë gabim, nuk ka shans që ai gabim të përsëritet. Rama është frikacak që fshihet pas Elisës. Ai vendos të fshihet, të mos përballet.