Celebrities Gossip Showbiz

A do rikthehet në Top Channel? Juli flet për planet e së ardhmes!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes.

Ku do të shohim?

Juli: Herën e kaluar kur isha i ftuar para disa kohësh të lash të kuptoje që do vija në Top dhe tani nuk të them asgjë. Një javë kam që kam dal dhe vera eshtë përpara, kam disa alternative po asgjë konkrete dua diçka të favorshme ekonomikisht po edhe në përmbajtje dua të bëj diçka ndryshe dhe diçka timen

Mes tyre Juli ka treguar edhe marrëdhënien e tij me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, e cila quhej si kundërshtarja e tij