Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ditën e sotme Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Është aluduar se Juli dhe Egla Ceno do të realizojnë një film me titullin “Brekët” si kryefjala e këtij edicioni të “BBV” e për këtë Juli ka treguar:
Juli: Atë filmin e famshëm e ka dashur Egla dhe i thash vetëm tituli do jetë ashtu se brenda do ketë diçka tjetër
Erjona: Nëse do vinte propozimi do e bënit?
Juli: Po patjetër
Mes tyre Juli ka treguar edhe marrëdhënien e tij me fituesen e këtij edicioni, Egla Cenon, e cila quhej si kundërshtarja e tij.