Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Dje në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” është krijuar një situatë mjaft qesharake, ku Sara Gjordeni është veshur si mashkull, teknikë për t’i shpëtuar eliminimit. Ajo ka kapur flokët, ka vënë mjekër dhe ka veshur rrobat e njërit prej djemve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sara ka shkuar dhe i është ulur në gjunjë, banores së re Sara Karaj duke i propozuar për martesë.
Sara Gjordeni: A di të bësh byrek?
Sara Karaj: Po çfarë të duash ti.
Sara Gjordeni: A po martohesh me mua?
Sara Karaj: Po.
Sara Gjordeni: Ju lutem duartrokisni.
Visualizza questo post su Instagram