Zendaya dhe Tom Holland janë një nga çiftet e famshëm dhe më të dashur, pavarësisht se jeta e tyre dhe romanca është mbajtur tepër private nga të dy ata. Megjithatë, ylli i ‘Euphoria’-s vendosi të sqarojë dhe të qartësojë disa gjëra në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin.
Gjithçka ka lidhje me pjesën kur dyshja të bëhen prindër dhe qasja që fëmijët e tyre do të kenë me famën. Duke folur për British Vogue në numrin e muajit maji të publikuar së fundmi, Zendaya diskutoi se si, pavarësisht se ishte një yll në shfaqje si “Shake It Up” dhe “KC Undercover”, amplifikimi i saj i fundit si një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit ka pasur një presion më të shtuar për të.
Pavarësisht faktit se Zendaya e ka pranuar popullaritetin dhe faktin se do të duhet që të jetë mjaft e kujdesshme dhe e rezervuar për veten dhe lidhjen e saj, kur vjen puna tek fëmijët ajo u shpreh se:
Unë nuk dua domosdoshmërisht që fëmijët e mi të përballen me këtë. Si duket e ardhmja ime? A do të jem përgjithmonë një person i gatshëm unë për t’i përballur me publikun?
Në fund të fundit, fama e palëkundur e Zendaya është diçka që ajo vazhdon ta mendojë dhe të përshtatet çdo ditë. Megjithatë, duke qenë se ajo vazhdon të jetë një person mjaft i dashur me publikun, ajo duket se ka mësuar që të jetë akoma dhe më e përgjigjshme dhe e logjikshme edhe nëse do t’i duhet të thotë jo qoftë edhe për një foto.
Kam mësuar se mund të them jo dhe mund ta them me dashamirësi që kam një ditë pushimi, ose thjesht po përpiqem të jem vetvetja sot. Nuk kam pse të performoj ose të shtirem gjatë gjithë kohës.