Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Gjatë debatit të spektaklit të së martës, Romeo Veshaj u shpreh se Françeska Murati ka ardhur në program për të ndarë çiftet. Aktori i njohur pretendon se ajo është afruar me Heidi Bacin vetëm për të prishur marrëdhënien mes tyre. Sipas Romeos, Françeska shoqe të vërtetë ka vetëm Ledjona Xheladinaj. Kjo ka shkaktuar debate edhe ditën e djeshme mes Romeos dhe gazetares. Kjo e fundit i thotë aktorit se ai rri edhe kontrollon shoqet e Heidit.
Ledjona: O zotëri ke thënë në Prime, Françeska rrinte me Ledjonën dhe ndryshoi dhe krevatin. A e mban mend çfarë thua? A mund të bëhet një burrë xheloz për shoqet e partneres?
Romeo: Kur u bëra xheloz? Si u bëra xheloz?
Ledjona: Ti sheh me kë rrinë shoqet e partneres.
Visualizza questo post su Instagram