Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Ditën e sotme Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” dhe u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve dhe thashethemeve dhe ka treguar projektet e reja të tij. Gjithashtu Luizi ka treguar gjithashtu edhe pak nga marrëdhënien e tij me Kiarën dhe të vërtetën e bashkëjetesës së tij.
Nuk kam hyrë akoma në shtëpi…jam duke lëvizur nga një vend në një vend tjetër edhe nga fansat nuk dua kamera… kam pasur nevoj të rri pak vetëm edhe me Kiarën…
Gjithashtu Luizi ka treguar edhe për miqësinë e tij me Efin nëse ata janë sqaruar pas daljes nga shtëpis dhe për këtë është përgjigjur.