Botë e Çuditshme

90 vjeçari nga Michigani merr diplomën e shkollës së mesme!

Një burrë nga Michigani, i cili la shkollën për të luftuar në Luftën Koreane, më në fund mori diplomën e shkollës së mesme në moshën 90-vjeçare. Shkollat Publike Portage thanë në një njoftim se Bob Bonhomme iu dha një diplomë nderi nga shkolla e mesme Portage Central, ku ai ndoqi mësimet përpara se t’i bashkohej ushtrisë në vitin 1951.

Bonhomme tha se kishte menduar shpesh të kthehej në shkollë, por me kalimin e viteve vëmendja e tij u përqendrua në karrierën 40-vjeçare në një fabrikë letre dhe në rritjen e katër fëmijëve të tij “Pata të tjera prioritete në jetë.”-tha ai. Ne jemi të nderuar t’i japim Bobit diplomën e tij, diçka që ai sakrifikoi vite më parë për t’i shërbyer familjes dhe vendit të tij”-tha Mark Bielang nga Portage. “Faleminderit për shërbimin tuaj ndaj vendit tonë”-shtoi ai.