Lifestyle

8 shenjat që tregojnë se insektet kanë hyrë dhe janë ‘rehatuar’ në shtëpinë tuaj!

Ne të gjithë priremi të mendojmë se shtëpitë tona janë të përsosura, por ndoshta nuk është kështu. Një studim zbuloi se mbi 100 lloje të insekteve të ndryshme jetojnë në një shtëpi mesatare. Megjithatë, nuk ka nevojë të shqetësoheni, shumica e tyre janë të padëmshme dhe të vogla. Nga ana tjetër, insektet që sjellin shkatërrim ose bartin sëmundje mund të jenë gjithashtu të vështira për t’u dalluar.

“Bright Side” dëshiron t’ju ndihmojë të siguroheni që asnjë insekt i dëmshëm të mos jetë rehatuar në shtëpinë tuaj, kështu që këtu janë disa shenja për t’u kujdesur.

1. Ju merrni pickime të rastësishme.

Edhe pse të kesh disa pickime është normale gjatë verës (veçanërisht nëse kaloni shumë kohë jashtë), duhet të shqetësoheni nëse i merrni ato në raste të tjera, si përshembull nëse zgjoheni me pickime. Mund të jetë një shenjë se shtëpia juaj është e mbushur nga insektet. Pastroni thellë dhe gjithçka në dhomën tuaj të gjumit.

2. Ju nuhasni erëra të këqija.

Një nga shenjat treguese se ka insekte në shtëpi është era e keqe. Në vendet ku jetojnë buburrecat ka një erë vaji dhe myshku. Ato gjithashtu lënë pas vija të kuqe-kafe. Mjetet shtëpiake kundër këtyre insekteve përfshijnë përdorimin e sodës së bukës, acidit borik, mentes ose vajit esencial të barit të limonit.

3. Zhurmat e çuditshme.

Mund të dëgjoni zhurma të çuditshme që vijnë nga muret ose dyshemetë, veçanërisht gjatë natës. Një tjetër shenjë është zhurma e zbrazët që ndodh kur trokitni në sipërfaqe druri. Veproni menjëherë nëse keni një problem të tillë. Ata janë shkatërrues dhe mund ta bëjnë shtëpinë tuaj të pasigurt.

4. Dëmtimi i sipërfaqes së drurit.

Këto insekte jetojnë vetëm nën sipërfaqen e drurit. Përveç kësaj, insektet kanë nevojë për lagështi dhe kjo është një tjetër arsye për dëmtimin e drurit të lyer. Ka shumë mënyra për të hequr qafe këto insekte, por është më mirë t’ua lini në dorë profesionistëve.

5. Ju vini re se rrobat dëmtohen.

Këto insekte jetojnë në dollapë, pasi fibrat natyrale (leshi, mëndafshi etj.) janë burimi i ushqimit të tyre. Për t’i hequr ato, lani të gjitha rrobat tuaja, më pas pastroni mirë shtëpinë, veçanërisht qilimat.

6. Probleme me bimët

Kur bëhet fjalë për bimët, së pari duhet të kuptoni se çfarë i dëmton ato: ka shumë insekte që mund t’i dëmtojnë. Mënyra për të ‘luftuar’ këto insekte mund të ndryshojë në varësi të llojit të tyre.

7. Ju shihni shumë nusepashkë dhe merimanga në shtëpinë tuaj.

Duke folur për nusepashket, nëse nuk i keni ‘ftuar’ vetë, mund të jetë një shenjë se shtëpia juaj është e infektuar. E njëjta gjë vlen edhe për merimangat.

8. Shihni njolla të verdha gjithandej.

Kjo mund të jetë shenjë e një infektimi të peshkut të argjendtë. Këto insekte të vogla ushqehen me sheqer dhe niseshte kështu që ju shihni njollat e verdha të lëna pas tyre në libra, dokumente, letër-muri etj. Përveç solucioneve kimike, mund të provoni edhe repelentë natyralë si ashkël kedri, vaj kedri dhe uji, si dhe kanellë.