Mund të ndiheni në siklet nga momenti kur dikush kërkon numrin tuaj dhe ju nuk doni t’ia jepni. Jo vetëm që është e pakëndshme të refuzosh dikë në përgjithësi, por për fat të keq do të thotë se duhet të keni kujdes dhe me mënyrën si i drejtoheni për të mos i shkaktuar ndjesinë e pakëndshme të refuzimit. Kur një djalë kërkon numrin tuaj nga hiçi, vendoseni nën presionin se si duhet ta refuzoni pa i lënduar ndjenjat e tyre. Dhe nëse po kërkoni disa mënyra si ta ‘zbusni’ pak refuzimin, ka disa strategji se si të thoni jo kur dikush kërkon numrin tuaj.
1. Përgjigja direkte
Faleminderit, por nuk jam e interesuar.
2. T’i thoni që nuk është koha e duhur
Faleminderit, shumë e këndshme prej teje, por nuk jam e interesuar për një lidhje, kështuqë më duhet të them jo.
3. Përdorni ‘kartën’ e të panjohurit
Më fal, por nuk e jap numrin tek njerëzit të cilët sapo i kam takuar, kam patur eksperienca jo të mira në të shkuarën.
4. Ofroji një alternativë
E di çfarë? Nuk para e jap numrin tim tek të panjohurit, por mund të më japësh numrin tënd.
5. Ruani tonin normal të zërit
Jo, megjithatë faleminderit.
6. Drejtoi tek mediat sociale
Shumë e këndshme nga ana jote, por nuk jam e interesuar, megjithatë mund të më ndjekësh në llogarinë time të Instagram-it/Facebook-ut.
7. Bëjeni të qartë që i shihni vetëm si miq
Nuk po kërkoj një lidhje dashurie, por do të ishte kënaqësi të dilnim si shokë.
8. Tregojini që jeni në një lidhje
Faleminderit që pyete, por kam një partner.