Lifestyle

7 arsye pse është mirë të keni miq të gjinisë së kundërt!

Ka shumë përfitime nga të paturit miq të gjinisë së kundërt. Kjo sepse ju mund të merrni këshilla nga një tjetër këndvështrim, të shikoni situatat duke konsidëruar të gjithë opsionet dhe më pas të merrni vendimet e duhura. Më poshtë keni shtatë arsye pse është e këshillueshme të keni miq të gjinisë së kundërt.

1.       Ju merrni një këndvështrim të qartë të situatës

Kjo më tepër lidhet me raportet dashurore, pasi shpeshherë vajzat mendojnë dhe veprojnë njësoj dhe djemtë poashtu. Ndaj, nëse nuk dini se çfarë mesazhi fshihet pas një veprimi të partnerit, pse jo të mos pyesni mikun tuaj djalë.

2.       Ju keni gjithnjë një “partner”

Nëse dëshironi të shoqëroheni nga dikush i gjinisë së kundërt, por nuk keni një të dashur, pse jo mos ta bëni me mikun tuaj. Gjithashtu ju mund të shtireni sikur jeni të lidhur, për të xhelozuar ish-partnerin tuaj.

3.       Ai mund të shërbejë si urë lidhëse

Një tjetër përfitim i të paturit miq të gjinisë së kundërt është pikërisht ky. Për shembull nëse ju pëlqeni dikë dhe nuk dëshironi të bëni hapin e parë, miku juaj i përbashkët mund t’ju ndihmojë në këtë situatë.

4.       Ju mund të përmirësoni aftësitë tuaja komunikative

Një tjetër përfitim i të paturit miq të gjinisë së kundërt është sepse në këtë mënyrë ju përmirësoni aftësitë tuaja komunikative. Një marrëdhënie platonike, ju ndihmon që ju të flisni më hapur rreth problematikave tuaja. Ndonjëherë diçka e tillë nuk arrihet mes dy personave të së njejtës gjini.

5.       Ju mund të flisni hapur për ndjenjat

Shpeshherë djemtë kanë vështirësi të flasin për ndjenjat e tyre me djemtë, dhe vajzat me njëra-tjetrën poashtu. Ndërkohë komunikimi dhe shprehja e ndjenjave mes dy personave të gjnisë së kundërt, është diçka që ndodh më lehtë dhe ju ndiheni komodë.

6.       Ju e keni më të thjeshtë të zgjidhni dhurata

Ndonjëherë është mjaft e vështirë të zgjidhni dhurata për persona të gjinisë së kundërt. Nëse ju jeni një vajzë, ju nuk keni shumë informacion për dëshirat dhe nevojat e një djali, por miku juaj e di diçka të tillë mjaft mirë.

7.       Ju mund të provoni aktivitete të reja

Një tjetër përfitim i të paturit miq të gjinisë së kundërt është të provoni aktivitete të reja. Janë disa aktivitete që ju nuk e keni menduar se do të mund të bënit, por miqtë tuaj të gjinisë së kundërt ju çojnë drejt tyre.