Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
I ftuar sot në një lidhje telefonike ishte Haki Kika, ish-banor i Big Brother 3. Ai u shpreh:
Është shumë interesante me personazhet që futen… Për mua nuk ka qenë befasi futja e një ish-fituesi.
Lidhur me situatën e djeshme të Jetmirit në ‘prime’, ai ka thënë:
Të njejtën gjë e ka bërë edhe kur kam qene unë. Mënyra si ai funksionon është duke shantazhuar, bullizuar të tjerët… Ai vetëm shembull nuk po jep… Kur ti futesh me një qëllim për të dhënë një shembull… Në edicionin ku kam qenë unë, vetëm shembull nuk ishte.
Është i rëndësishëm qëllimin me të cilin futesh, kur ti futesh me qëllimin për të dhënë shembull të mirë, duhet të shohësh çfarë ke bërë perpara… Ky që po bën tani, s’ka lidhje me Jetmirin… Nuk e mendoj qe shkon në finale, ndoshta deri të shtunën dhe ai do largohet…
Cilët banorë sheh ai në finale?!
Egla dhe Meritoni patjetër. Romeo bashkë me Julin dhe mbase Heidi… Ka shume nga Kosova qe mbeshtesin për shembull Eglën, sigurisht qe edhe Meritoni ka mbështetje… Egla për mendimin tim është shumë e fortë, Meritoni poashtu i fortë…