Tech

Kur të ndryshoni fjalëkalimin merrni parasysh të shtoni ndonjë “emoji”, flet eksperti!

Herën tjetër kur ju të krijoni ose ndryshoni një fjalëkalim, merrni parasysh të shtoni ndonjë “emoji”. Ekspertët kryesorë kibernetikë kanë zbuluar se shumë aplikacione do t’ju lejojnë të vendosni “emoji” në fjalëkalime dhe bërja e kësaj ka avantazhe. Kompjuterët zakonisht trajtojnë emoji si shkronja, numra dhe shenja pikësimi. Kjo do të thotë që ju mund t’i përdorni ato për t’i bërë fjalëkalimet dukshëm më të forta.

Sipas Stan Kaminsky, një ekspert në gjigantin e sigurisë kibernetike Kaspersky për sa i përket kompleksitetit, një fjalëkalim i përbërë nga pesë emoji të ndryshëm është i barabartë me një fjalëkalim të rregullt me nëntë karaktere. Shtatë emoji janë ekuivalente me një fjalëkalim të fortë me 13 karaktere ‘të rregullta’. Megjithatë, jo çdo aplikacion do t’ju lejojë të shtoni një emoji për fjalëkalimin tuaj, kështu që mund t’ju duhet të përdorni formën më tradicionale.

Rikujtojmë, se Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail. Funksioni do të shfaqet gradualisht, duke filluar me përdoruesit e Android, pastaj edhe tek përdoruesit e uebit dhe iOS gjatë muajve të ardhshëm. Reagimet ‘emoji’ përdoren gjerësisht në rrjetet sociale kryesisht në Instagram, Facebook, WhatsApp dhe të tjera. Këto kryesisht i përdorim gjatë një bisede të caktuar për t’i shprehur emocionet tona pa shkruar fare.

Ndërkaq, njerëzit që mendojnë gjatë tërë kohës për seks, i shtojnë mesazheve shumë emoji. Këtë nuk e themi ne, por një studim i bërë së fundmi. Hulumtimi i bërë në Shtete të Bashkuara, me 5,600 njerëz të regjistruar në faqe takimesh online për gjetjen e partnerëve, ka zbuluar se ikonat ngacmuese, janë një tregues i fortë, si për burrat, po ashtu edhe për gratë. Në të njëjtën kohë, ata që i fshehin ndjenjat e tyre seksuale, nuk përdorin këto lloj emoji.