Së fundmi reperi Quavo bëri bujë në mediat sociale pasi publikoi një video të tij duke shijuar një hot-dog për të cilin ai pretendoi se kushtonte shumë. Reperi i njohur zgjodhi një garniturë të pazakontë, përtej ketchup-it dhe mustardës tipike.
Në veçanti, hot-dogu është spërkatur me ar, gjë që sipas tij ka rritur ndjeshëm çmimin e ushqimit. “100,000 dollarë hot dog”,-tha Quavo teksa shijonte ushqimin. Ndërkaq, në vitin 2012, “Today” raportoi se një hot-dog si ai që konsumoi reperi do t’i kushtonte një restoranti rreth 2300 dollarë.
Quavo eats a golden “glizzy” in France that he said costs $100,000 pic.twitter.com/r0XKXaik2y
— Daily Loud (@DailyLoud) September 30, 2023