Dy mjeke në spitalin e Korçës janë dërguar për vlerësim profesional, pasi janë kallëzuar nga familjarët e një 61-vjeçareje.
61-vjeçarja dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, ndërkohë që familjarët e saj kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
Nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi: Familjarët e një 61-vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.