6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë!

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.

Me anë të ushqimit përveç shijes së mirë që përfitohet, dhuron edhe shumë vitamina dhe minerale që trupit i duhen.

Megjithëse të gjithë njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me kujdes, ndër vitaminat më të mira për burrat ekspertët i specifikojnë në disa ushqime të veçanta.

Sipas ekspertëve 9 nga 10 burra në botë nuk marrin dozën e duhur të perimeve në një ditë.

Ndaj në këtë artikull AgroWeb.org ju liston disa nga këto ushqime të cilat ndihmojnë shëndetin e mirë tek burrat në çdo moshë.

Spinaqi
Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë.

Në shumicën e ditëve rekomandohet konsumimi i perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme.

Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Bajamet
Bajamet janë një burim i mirë magnezi, i cili ndihmon edhe në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat.

Gjithashtu bajamet ndihmojnë edhe në mbajtjen e formimin e mirë të muskujve.

Ndihmojnë në funksionin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.

Kosi
Njësoj si gratë edhe burrat janë të rrezikuar nga sëmundje të kockave si osteoporoza.

Ndaj konsumimi i kosit apo qumështit për të ndihmuar shëndetin e kockave është shumë e rëndësishme.

Mjaftojnë jo më shumë se 80 gramë në ditë për një trup të shëndetshëm dhe pa probleme.

Domatet
Domatet janë të pasura me liktopene që janë ndër antioksidantët më të mirë për shëndetin e organizmit.

Këta antioksidantë sipas mjekëve kanë treguar se i mbrojnë meshkujt nga sëmundjet e prostatës.

Patatet
Karbohidratet që përmbajnë patatet janë shumë të vlefshme për shëndetin e mirë të burrave teksa mosha kalon.

Ideja e të hequrit tërësisht nga dieta e përditëshme e tyre në mënyrë që të dobësoheni është e gabuar.

Konsumoni shumë patate të ziera apo të furrës në mënyrë që të përfitoni karbohidrate të shëndetshme.

Të pasura me kalium më shumë se bananet dhe me vitaminë C, patatet janë një burim i shkëlqyer energjish.

Shalqi
Njëjtë si domatet edhe shalqiri përmban liktopene që parandalojnë sëmundjet apo kancerin e prostatës.

Konsiderohet si një super-ushqim nga mjekët pasi përmban edhe shumë ujë që nxjerr toksinat nga organizmi.