Gjunjtë janë nyjet më të mëdha të trupit të njeriut.
Ato ofrojnë mbështetje, fleksibilitet dhe qëndrueshmëri.
Shëndeti i gjunjëve përkeqësohet me kalimin e moshës duke ndikuar fort në lëvizshmërinë e njeriut.
Shëndeti i gjunjëve rrezikohet nga shumë faktorë siç janë nivelet e larta të kripës, përdorimi i tepruar i pijeve, osteoartriti dhe mungesa e ushqyesve.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni këshillat më të mira për të përmirësuar shëndetin e gjunjëve.
Më Shumë Kalçium
Kalçiumi është i rëndësishëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e osteoporozës.
Kalçiumi mund të merret nëpërmjet suplementëve ose duke konsumuar më shumë barishte, sardele, bajame dhe produkte të bulmetit.
Më Shumë Not
Njerëzit që kanë probleme me gjunjtë duhe të kryejnë aerobi të një intensiteti të lehtë për të forcuar kockat.
Megjithatë, noti mbetet aktiviteti më i mirë fizik për gjunjtë.
Njerëzit rekomandohet të notojnë gjysëm ore në ditë për 5 ditë të javës por mos e stërmundoni trupin.
Përveç notit, njeriu mund të bëjë edhe ushtrime specifike që shënjestrojnë gjurin dhe kockat të cilat duhen bërë me ndihmën e një trajneri profesionist.
Vitamina D
Mungesa e vitaminës D shkakton probleme në përthithjen e kalçiumit.
Ekspozimi në diell rrit nivelet e vitaminës D në trup, ndaj ekspertët rekomandojnë ekspozimin në diellin e mëngjesit për të paktën 15 minuta.
Vaji i mëlçisë së merlucit, e verdha e vezës dhe produktet e bulmetit ju ndihmojnë të rrisni sasinë e vitaminës D në trup.
Vaji i Peshkut.
Ky suplement është shumë i pasur me acide yndyrore omega-3.
Për rrjedhojë, vaji i peshkut përmirëson dendësinë e kockave dhe lufton inflamacionin.
Përveç këtij suplementi, ju mund të hani më shumë skumbri, salmon dhe peshk ton.
Vitamina C
Kjo vitaminë është thelbësore për sintetizimin e kolagjenit që mbështjell kockat.
Kjo vitaminë është e rëndësishme sepse ul rrezikun e frakturave dhe përmirëson dendësinë kockore.
Ushqime të pasura me këtë vitaminë janë: brokoli, portokallet, frutat e pyllit, kivi, specat, limoni, spinaqi dhe lulelakra.
Përpos tyre, ekspertët këshillojnë edhe konsumin e ushqimeve që luftojnë inflamacionin në mënyrë natyrale.
Këto përfshihen: patatet e ëmbla, avokadot, farat e linit, xhenxhefili, spinaqi dhe vaji i ullirit.
Kujdes Me Peshën
Pesha e tepërt është stërmunduese për gjunjtë dhe rrjedhimisht ndikon tek lëvizshmëria.
Njerëzit që janë mbipeshë duhet të ushtrohen rregullisht dhe të ushqehen shëndetshëm për të arritur objektivin e humbjes së kilogramëve të tepërt.