Aktorja dhe modelja e njohur angleze Elizabeth Hurley duket gjithnjë në formë. Bukuroshja ndjek një dietë të rreptë, nuk ha ushqim ultra të përpunuar. Një tjetër gjë që aktorja britanike nuk e konsumon është sheqeri. Hurley është shumë e vetëdijshme për atë që konsumon. Në një intervistë me “The Sunday Times” 58-vjeçarja tha se:
Mendoj se një nga gjërat më transformuese që kam bërë është që 50% e asaj që unë ha ka bazë bimorë. Nëse jeni duke ngrënë një copë bukë të thekur për mëngjes, hani edhe një mollë. Asnjëherë mos i neglizhoni perimet. Unë pi shumë rrallë alkool.
Sipas vlerësimeve të ‘U.S News & World Report’ për të pestin vit radhazi, dieta mesdhetare u rendit në vendin e parë në listën e dietave më të mira. Në vendin e dytë u rendit dieta DASH, e cila lidhet me kujdesin për të ndaluar hipertensionin dhe dieta Flexitarian, e cila inkurajon të qenit vegjetarian në shumicën e kohës, por është fleksibël për të lejuar një hamburger herë pas here.