Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez po shkojnë drejt altarit. Ish-prezantuesja 53-vjeçare përshkroi momentin kur miliarderi i kërkoi të bëhej gruaja e tij me vetëm një fjali. “Kur hapi kutinë, unaza ishte aq mbresëlënëse sa për pak më ra të fikët”,-ka rrëfyer Lauren në një intervistë për Vogue.
Unaza ka një diamant 20 karatësh që vlerësohet të ketë kushtuar 2.5 milionë dollarë. Sanxhez shton se:
Ne po mendojmë për martesën. A do të jetë e madhe? A do të bëhet jashtë vendit? Nuk e dimë ende. Kemi vetëm pesë muaj që jemi fejuar.
Së fundmi akuzat që një ish-shërbyese i ka bërë miliarderit të teknologjisë Bezos në një proces gjyqësor të ngritur në gjykatën e Seattle janë shumë të rënda. Mercedes Wedaa, e cili ka punuar për pronarin e Amazon nga viti 2019 deri në vitin 2022, ka paraqitur një ankesë për të gjitha tmerret e përjetuara në rezidencën luksoze të miliarderit. Shërbëtorja e akuzoi Bezos-in se e detyronte të punonte 10 deri në 14 orë në ditë pa pushim drekë ose pa pushim nëse familja ishte në shtëpi.