Reperi i njohur 50 Cent ka njoftuar se kompania e tij e prodhimit është duke punuar në një dokumentar rreth akuzave ndaj Sean “Diddy” Combs për sulme seksuale. Reperi i “In Da Club” publikoi në Instagram një fragment të asaj që ai ka filmuar deri më tani, ku shfaqet ish-reperi i Bad Boy Records, Mark Curry, i cili shihet në video duke pretenduar se Diddy do t’i hidhte alk00l grave që merrnin pjesë në festat që ai organizonte.
Curry gjithashtu pretendon se Diddy e paralajmëroi ekipin e tij të mos pinte nga ato gota dhe të pinte vetëm nga ato që ai kishte lënë mënjanë për të. Sipas 50 Cent, të ardhurat nga dokumentari do të shkojnë për viktimat e sulmeve seksuale dhe përdhunimeve. Njoftimi i 50 Cent vjen pas një padie të katërt të ngritur kundër Diddy, i cili akuzohet për sulm seksuan ndaj një 17-vjeçareje në vitin 2003. Reperi reagoi pas akuzave duke shprehur:
Për dy javët e fundit, kam qendruar në heshtje dhe kam parë njerëzit që përpiqen të vrasin karakterin tim, të shkatërrojnë reputacionin tim dhe trashëgiminë time. Akuza të pështira janë bërë kundër meje nga individë që kërkojnë një pagesë të shpejtë. Unë nuk kam bërë asnjë nga gjërat e tmerrshme që pretendohen. Do të luftoj për emrin tim, familjen time dhe për të vërtetën.
Së fundmi, djali i madh i Sean “Diddy” Combs u arrestua pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Justin Combs u vu në pranga pasi kaloi një semafor të kuq rreth orës 8:00 të mëngjesit pranë Beverly Hills, Kaliforni. Kur autoritetet ndjenë erën e alkoolit që dilte nga automjeti i 29-vjeçarit, ata kryen një test. Për t’u liruar ai duhej të paguante 5000 euro. Mësohet se atë ditë që u arrestua Justin u lirua.