Serena Williams është një nga atletet më të mira në botë dhe përveç kalimit të orëve të zgjatura në stërvitje, ushqimi është gjithashtu një pjesë e madhe e suksesit të saj në tenis. Një gjë që dimë për Serenën është se ajo është super e disiplinuar kur bëhet fjalë për ushqimin e saj. Njihuni me zakonet e të ngrënit të Williams:
1.Ajo ha me bazë bimore
Serena ha një dietë kryesisht me bazë bimore. Ajo u shpreh për ‘Women’s Health’ se filozofia e saj është “ha për të jetuar, mos jeto për të ngrënë”. Ajo vazhdoi duke thënë se:“Unë dua të kem një mënyrë jetese të shëndetshme dhe kështu që ju e dini, shumë zarzavate dhe kryesisht me bazë bimore.”
2.Ajo i jep përparësi proteinave
Në dhjetor 2020, Serena ndihmoi në lançimin e një reklame të re proteinike vegane, ‘Happy Viking’, të cilën ajo e bashkëthemeloi në partneritet me kompaninë e pijeve ‘Dyla Brands’.
3.I pëlqen të gatuajë
Në vend që të porosisë dhe të hajë jashtë, Serena-s i pëlqen të gatuajë vetë kur ka kohë.
4.Pi shumë ujë
Hidratimi është i rëndësishëm për Serena-s. Ajo u shpreh për ‘Glamour’ se: “Hidratimi është shumë i rëndësishëm për çdo gjë, nga lëkura tek rikuperimi i muskujve, kështu që përpiqem të sigurohem që gjithmonë të kem ujë pranë shtratit tim.”
5.Ha si një atlete para ndeshjeve të mëdha
Serena është selektive në ushqimin e saj, veçanërisht para një ndeshjeje të madhe tenisi.
Rikujtojmë, se Williams së fundmi pati një mosmarrëveshje me gazetën prestigjioze ‘New York Times’ pas një gabimi të turpshëm të bërë në një artikull rreth kapitalit të saj të ri sipërmarrës. ‘NYT’ botoi një shkrim për tenisten Williams, 40 vjeçe, duke mbledhur 111 milionë dollarë për sipërmarrjen e re ‘Serena Ventures’, një firmë e kapitalit sipërmarrës e krijuar nga legjenda e tenisit.