Celebrities Gossip Showbiz

5 të arrestuar për vdekjen nga ketamina të aktorit Matthew Perry!

Pesë persona po përballen me akuza në lidhje me vdekjen e Matthew Perry pas zbardhjes së zhvillimeve në rastin e aktorit. BBC raportoi se autoritetet zbuluan një “rrjet të gjerë kriminal” që furnizonte me ketaminë Perry dhe të tjerë. Hetimi tregoi se kjo organizatë e veçantë përfitoi nga problemet e varësisë së Perry.

Aktori u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Los Angeles në tetor të vitit të kaluar. Aktakuza e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë përfshin Jaswin Sangha, e cilësuar si “Mbretëresha e Ketaminës” dhe Dr. Salvador Placentia si të pandehur në vdekjen e Perry. Akuza janë ngritur gjithashtu kundër një mjeku, Mark Chavez, ndihmësit të Perry, Kenneth Iwamasa dhe një personi tjetër, Eric Fleming. Siç raporton Sky News në lidhje me detajet e dosjes së çështjes, një nga mjekët e akuzuar për vdekjen e Matthew Perry nga ketamina ka shkruar në një mesazh: “Pyes veten se sa do të paguajë ky idiot”.

Mesazhi u dërgua nga Salvador Placentia, një mjek i njohur gjithashtu si “Dr. P”, i cili është një nga pesë të pandehurit në lidhje me vdekjen e aktorit. Të pandehurit e tjerë përfshijnë Jaswin Shanga, e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, Kenneth Iwamasa, asistenti personal i Perry, Eric Fleming, një i njohur i yllit televiziv.

Midis shtatorit dhe tetorit 2023, Perry bleu 20 shishe me ketaminë me vlerë 55,000 dollarë. Këto blerje çuan Dr. Placentia, një nga të pandehurit për vdekjen e Perry, për të shkruar në një mesazh: “Pyes veten se sa do të paguajë ky idiot”, duke iu referuar aktorit. Hetuesit thonë se Placentia shkruante në mesazhe se ai dëshironte të ishte “furnizuesi i preferuar i drogës” i Perry.

Autoritetet shpjegojnë se si mjek, Placentia i dinte rreziqet e barnave që po administronte dhe madje kishte parë Perry të “ngrihej” dhe presioni i tij i gjakut të rritej gjatë administrimit të ilaçeve në një rast. Megjithatë, autoritetet thonë se mjeku la shishe me ilaçin që t’i administronte asistenti i tij.

Martin Strada, Prokurori i SHBA për Qarkun Qendror të Kalifornisë, tha se autoritetet kanë zbuluar një lloj “depoje komerciale droge”. Gjatë kontrollit u gjetën 80 shishe me ketaminë, si dhe kokainë dhe pilula.

Të dyshuarit përdorën gjuhë të koduar dhe u përpoqën të “fshehnin” veprimet e tyre pas vdekjes së Perry-t. Autoritetet thonë se të pandehurit përdornin gjuhë të koduar në komunikimet e tyre, duke e quajtur ketaminë me emra të tillë si “Dr. Piper”, ose “shishe” dhe “kanaçe”.

Hetuesit përshkruajnë “mbulimin” që ata pretendojnë se të dyshuarit u përpoqën të zbatonin pasi u shfaqën raportet për vdekjen e Perry. Sipas autoriteteve, Sangha i dërgoi mesazh njërit prej të dyshuarve duke i kërkuar që të “fshinte të gjitha mesazhet tona”, ndërsa Dr. Plasencia dyshohet se falsifikoi të dhënat mjekësore në mënyrë që t’i bënte ilaçet të duken të ligjshme.

Së fundmi dokumentet e sapozbuluara të gjykatës kanë zbuluar sasinë e parave që ylli i Friends kishte në llogarinë e tij bankare në kohën e vdekjes. Dokumentet tregojnë se Perry kishte një bilanc prej 1,596,914.47 dollarësh. Ky zbulim vjen nga një dokument inventarizimi dhe vlerësimi i paraqitur nga Lisa Ferguson, një nga ekzekutorët e pasurisë së Perry. Perry kishte një pasuri me vlerë neto të raportuar prej 120 milionë dollarësh në kohën e vdekjes së tij.