Një lidhje e shëndetshme, është thjesht një lidhje që funksionon. Mbase jo çdo gjë shkon perfekt, por komunikimi mes jush zgjidh gjithçka. Epo, ndonjëherë nuk është kaq e thjeshtë dhe kjo kalon në një lidhje toksike. Ndoshta ju mund të mos e vini re, por ja disa elementë që tregojnë se duhet të heqësh dorë nga ajo lidhje sa nuk është vonë :
Xhelozi e tepruar
Është argëtuese kur partneri juaj ndihet xheloz, dhe është kaq normale. Por, në momentin që teprohet, atëherë ky është një problem serioz dhe bëni mirë t’i ndani kujfijtë aty.
Sjellje të pakontrolluara
Të bezdis fakti se ai/ajo kontrollon çdo minutë telefonin tuaj, do të dijë çfarë jeni duke bërë edhe kur jeni jo shumë larg tij/saj? Epo, liria është dhe besimi është primare në një lidhje të shëndetshme.
Mungesa e mbështetjes
Është kaq bukur kur ke dikë me të cilin ndan gëzimet dhe hidhërimet e tua. Ndihesh mirë kur partneri juaj ndihet i gëzuar për sukseset e tua në jetë. Por, në momentin që ai nuk bëhet pjesë e emocionit tënd, ai tregon se interesi ka rënë dhe kjo gjë duhet shmangur sa më shpejt.
Mungesa e respektit
Jeni ndjerë ndonjëherë të fyer nga fjalët apo sjellet e tij/saj? Ka harruar për diçka që ju ka premtuar, është vonuar ose nuk ka ardhur fare në takimin e lënë mes të dyve, ju ka fyer “pa dashje” dhe nuk ju ka kërkuar falje?. Kuptojeni që situata është duke degraduar…
Komunikimi toksik
Sarkazma, kritika dhe ironia i shkojnë shumë letrarëve, por jo atyre që e përdorin në çdo bisedë të mundshme. Nëse dita juaj nuk ka shkuar mirë, pas saj duhet të vij një mbështjetje nga partneri juaj, dhe jo një sarkazmë e tillë si “Kaq ishte e gjitha, po prisja më shumë në fakt”. Duhet të kuptoni që në këtë rast po dëmtoni veten duke qëndruar me partnerë të tillë.
A po mendoheni dy herë pas këtyre këshillave?