Performanca në punë është shumë e rëndësishme për një individ. Që të jesh një punonjës i mirë dhe të kesh një përformancë të shkëlqyer nuk është edhe aq e vështirë, por thjesht kërkon një mirë organizim të gjithçkaje. Duhet që gjithmonë të përpiqesh që të jesh gjithmonë produktiv dhe gjithmonë prirjet dhe objektivat e tu të jenë të qarta. Çdo punonjës kërkon të japë më të mirën e tij në punë dhe prandaj mundohet që çdo detyrë që i cakotojnë ta kryejë me përpikmëri. Në momentin që detyrat janë kryer siç duhet, kjo tregon se një punonjës është i përpiktë dhe i përgjegjshëm.
Të jesh i aftë është një gjë dhe të jesh efikas dhe produktiv është një gjë tjetër. Duhet që gjithmonë të jesh i mirë informuar dhe të jesh i gatshëm për detyra të reja në mënyrë që edhe të fitosh eksperiencë, por edhe të bëhësh më kërkues ndaj vetes tënde. Ja se cilat janë 5 pikat kyçe që do t’ju ndihmojnë të rrisni performancën tuaj në ambientet e punës.
1. Organizimi, planifikimi dhe realizimi
Shpesh punonjësit janë të hutuar se çfarë duhet bërë në punën e tyre të re dhe çfarë pritet prej tyre. Për të shmangur këtë, duhet të siguroheni se cilat janë ekzaktësisht punët që ju janë caktuar dhe duhet të fokusoheni në përmbushjen dhe realizimin e tyre. Duke vepruar kështu do të rrisni produktivitetin tuaj dhe do të arrini që të jeni më të fokusuar.
2. Shmangni shpërqendrimet
Njerëzit janë qenie shoqërore dhe shoqërimi me të tjerët është një tipar natyror. Në çdo ambient pune do të ishte mirë që të kishim pranë edhe kolegë të cilët do të arrinin që të na ndihmonin ose pse jo edhe vetëm të na shoqëronin. Por në momentin që fillojnë biseda të cilat nuk kanë lidhje me punën, mund të ndodhë që të shpërqëndroheni dhe më pas të humbisni fillin. Serioziteti në punë është shumë i nevojshëm, sepse ju arrini të krijoni personalitetin tuaj dhe në momentin që jeni i fokusuar tek puna askush nuk do t’ju bezdisë apo t’ju shpërqëndrojë.
3. Bëjini detyrat me rradhë
Meqenëse ne tashmë po flasim për fokusin, le të tregojmë se pse të bëni çdo detyrë me rradhë është thelbësore. Shumica e punëdhënësve mendojnë se punonjësit e tyre mund të bëjnë aktivitete të shumta në të njëjtën kohë. Kur punonjësit hidhen nga njëra detyrë në tjetrën edhe pa e përfunduar detyrën e mëparshme, kjo prish rrjedhën e punës. Gjithmonë mundohuni që të përfundoni detyrën në fjalë për të marrë rezultate më të mira prej saj dhe më pas pa humbur kohë vazhdoni më detyrën e rradhës.
4. Kurrë mos i lini gjërat të papërfunduara
Ndonjëherë kur një punonjës kalon nga njëra detyrë në tjetrën harron detyrat e vjetra të cilat mbesin akoma të papërfunduara. Një praktikë ideale do të ishte që të të përfundoni punën që keni në dorë sesa të filloni një të re. Është më e lehtë të filloni një detyrë të re sesa ta përfundoni atë. Të kesh fokusin në një detyrë të vetme dhe të mos bësh detyra të shumta në të njëjtën kohë, do të të ndihmojë të përqëndroheni në punën tuaj më mirë sesa të shqetësoheni për një detyrë që e keni filluar, por që nuk arritët ta përfundoni.
5. Shmangni konfliktet personale
Politikat e brendshme ose konfliktet mund të dëmtojnë performancën e përgjithshme jo vetëm të një individi, por të të gjithë grupit apo ekipit. Shmangia e konflikteve është e nevojshme për të evituar çdo lloj negativiteti në vendin e punës dhe ndihmon që energjia të jetë gjithmonë pozitive. Nëse ju krijoni një konflikt apo jeni pjesë e një konflikti pavarësisht nëse keni apo jo të drejtë, kjo ndikon shumë në performancën tuaj. Mundohuni që çdo gjë ta zgjidhni në mënyrë paqësore dhe me qetësi.