Një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në pah një lidhje të shqetësuar mes qëndrimit të gjatë para televizorit dhe rrezikut të rritjes së sëmundjeve degjenerative si demenca.
Studiuesit analizuan të dhënat e 407 mijë individëve, të moshave nga 37 deri në 73 vjeç, dhe zbuluan se ata që shikonin TV më shumë se 5 orë në ditë kishin një rrezik të shtuar me 44% për të zhvilluar demencë.
Ky studim, i mbështetur nga Biobanka në Britani, gjithashtu zbuloi se qëndrimi ulur për periudha të gjata përpara televizorit mund të kontribuojë në probleme të tjera shëndetësore, si goditjet në tru dhe Parkinsoni.
Nga 40 mijë individë që kishin bërë skaner të trurit dhe që u monitoruan për 13 vjet, 5227 prej tyre u diagnostikuan me demencë, 6822 patën goditje në tru, dhe 2308 u diagnostikuan me Parkinson.
Studiuesit gjetën gjithashtu se personat që shikonin televizor të paktën tri orë gjatë ditës ishin 15% më të rrezikuar për të zhvilluar demencë në krahasim me ata që shikonin televizor për një orë ose më pak në ditë.
Kjo tregon se ndjekja e një stili të jetesës më aktiv dhe shmangia e qëndrimit të gjatë ulur para ekranit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të këtyre sëmundjeve të rënda.