Fashion

5 modelet e xhinseve që francezet veshin çdo dimër, pavarësisht trendeve të modës!

Pavarësisht faktit që shumica nga ne ka një gardërobë të ngjeshur, të gjitha kemi dy palë xhinse të preferuara që i veshim në çdo stinë, pa u ndikuar nga moda që shkon e vjen. Po ta dini që edhe vajzat franceze ndjekin pothuajse të njëjtin “rregull”, me siguri do të ndiheni më mirë. Nga francezet vijnë sot 5 kombinime xhinsesh që ato zgjedhin të veshin çdo sezon të ftohtë.

Ndërsa stinët i lënë vendin njëra-tjetrës, ngjyrat e lehta bëhen më të errëta, por xhinset janë gjithmonë aty. Këtë herë, frymëzimin se si të vishni xhinse në dimër e sjellim nga gratë franceze. Xhinset kanë qenë prej kohësh një element kryesor i gardërobës së grave franceze. Xhinsi është modest dhe i përshtatet kategorisë “casual”, ndaj edhe ka shumë mënyra për të veshur xhinset e thjeshta.

Gratë franceze veshin stile vintage dhe zgjedhin të veshin edhe xhinsin e bardhë në dimër. Herë pas here, ato veshin edhe xhinset e errëta apo të zeza. Megjithatë, mes shumë stileve, disa janë edhe tendencat aktuale. Stili francez është klasik dhe i guximshëm.

Gratë franceze hyjnë dhe dalin nga tendencat më shumë sesa prisni, megjithatë vazhdojnë të veshin stile të frymëzuara nga vintage, por pa gabuar kurrë, sepse gjithmonë duken bukur dhe me stil. Ndër zgjedhjet e grave franceze, do të gjeni modele me dy xhepa të stilit të viteve ’70, xhinse të shkurtra, me këmbë të drejta dhe xhinse të prera.

Ja pesë modele xhinsesh elegante do t’ju bëjnë ta gjeni veten te francezet:

Xhinse të bardha, këmishë e bardhë dhe një aksesor i kuq

Triko, xhinse vintage dhe shapka

Një pardesy, xhinse të drejta dhe çizme deri në kyçin e këmbës

Xhinse të errëta, të gjera, këmishë blu e errët

Xhinse të gjera dhe pallto me printe leopardi