Design

5 mënyra të thjeshta për të arreduar zyrën tuaj dhe të ndiheni si në shtëpi…

Shpesh herë vendi ku ju punoni nuk ju duket shumë i këndshëm apo i rehatshëm. Kjo ndodh sepse hapësira që ju rrethon nuk është ashtu siç ju do të donim të ishte. Por, a e keni menduar se në qoftë se e arredoni zyrën tuaj ashtu siç ju doni, mund të ndiheni më rehat dhe të shkoni gjithë qejf në punë? Nëse jeni në kërkim të disa ideve brilante për të arreduar zyrën tuaj, ne ju vijmë në ndihmë.

Më poshtë do t’ju listojmë disa gjëra që duhet t’i ndryshoni me patjetër në vendin tuaj të punës:

Izoloni zyrën tuaj

Fillimisht, ju duhet ta izoloni zyrën tuaj. Rezulton se zyrat e hapura shoqërohen me pakënaqësi, nivel më të lartë stresi dhe lodhje në vende të ndryshme të punës. Eksperti i vendeve të punës, Ron Friedman, sugjeron se hapësirat personale për punonjësist janë një mënyrë shumë e mirë për ta bërë punonjësin të ndihet rehat.

Përmirësoni ndriçimin

Nëse nuk shihni siç duhet, nuk mund të punoni mirë. Ndriçimi i dobët shkakton lodhje të syve, dhembje koke, lodhje, stres dhe një mori problemesh të tjera, fizike dhe mendore. Një nga gjërat më të lehta që mund të bëni për të rritur produktivitetin është të përmirësoni ndriçimin në zyrën tuaj.

Përpiquni të ngrini tavanin

Nëse jeni duke rregulluar një zyrë të re ose jeni gati për të rinovuar, merrni parasysh ngritjen e tavaneve tuaja. Studimet kanë zbuluar se njerëzit preferojnë tavanet që janë 10 metra të larta dhe se tavanet më të larta lidhen me të menduarit më lirshëm.

Lyejini muret

Ngjyra ka një efekt të madh në emocionet dhe produktivitetin tonë, dhe kur bëhet fjalë për efektivitetin e punonjësve, e bardha është një nga më të këqijat. Mundohuni që muret t’i lyeni me ngjyrë. Kërkimet, lidhin jeshilen me kreativitetin dhe blunë me produktivitetin. E kuqja duket se është e mirë për orientimin në detaje, por gjithashtu mund të zvogëlojë të menduarit analitik. Dhe askujt nuk i pëlqen e verdha.

Kontrolloni nivelin e zhurmës

Kërkimet kanë lidhur zhurmën me produktivitetin më të ulët, më shumë sëmundje, më shumë stres, kënaqësi dhe moral të ulët në punë dhe efekte të tjera negative. Sistemet e maskimit të tingullit heqin qafe ato të padëshiruarat duke shpërndarë zhurmë që është krijuar për të mbuluar fjalimin. Nëse nuk mund të instaloni një sistem të plotë maskimi të tingullit, së paku siguroni kufje që anulojnë zhurmën.