Ju njohim me këshillat më të mira për një imunitet më të fortë në dimër dhe si mund t’ju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur.
1. Ulni temperaturën e shtëpisë
Në një studim, pjesëmarrësit që u zhytën në ujë të ftohtë tre herë në javë për gjashtë javë, treguan shenja të përmirësimit të imunitetit. Të dhënat e publikuara në gazetën “European Journal of Applied Physiology and Occupational Physiology” tregojnë se të dridhurat, rrisin shkallën metabolike aq sa për të aktivizuar sistemin imunitar.
2. Thuajini po karbohidrateve
Të konsumoni një tas me tërshërë ose supë të ngrohtë me bizele jo vetëm që ju bën të ndiheni mirë këtë periudhë të vitit, por gjithashtu ndikojnë pozitivisht në sistemin tuaj imunitar. Këto ushqime të pasura me fibra kanë “karbohidrate të aksesueshme nga mikrobiota”, të cilat, siç zbulon një raport në “Cell Metabolism”, mungojnë kryesisht në dietat perëndimore, duke shkaktuar çrregullime të sistemit imunitar dhe sëmundje.
3. Hani dhe ushtrohuni lehtë
Sipas një studimi të botuar në “Journal of Applied Physiology”, të bëni një vrap të lehtë ose një ecje në natyrë, ju ndihmon të zvogëloni incidencën e infeksionit. Studiuesit zbuluan se stërvitjet që zgjasin më shumë se 90 minuta dhe që kërkojnë 55 deri në 75% të përpjekjes tuaj maksimale, bëjnë që imuniteti juaj të jetë më i fortë.
4. Shtoni ngjyrën e kuqe në dietën tuaj
Stina e verës mund të jetë stina e domateve, por përbërja e tyre antioksidante dhe likopeni, mund t’ju ndihmojë të jeni vërtet të shëndetshëm edhe në dimër. Siç raporton “Shoqata Amerikane e Kancerit”, njerëzit që konsumojnë domatet në dietat e tyre, kanë një rrezik më të ulët të llojeve të caktuara të kancerit. Likopeni gjithashtu mund të zvogëlojë inflamacionin dhe “kolesterolin e keq” LDL duke rritur mbrojtjen e trupit.
5. Qeshni
Siç shpjegon “Shoqata Amerikane e Kancerit”, e qeshura rrit shpejtësinë e frymëmarrjes dhe përdorimin e oksigjenit, ndërkohë që shkakton ndryshime të dobishme afatshkurtra në nivelet e hormoneve dhe disa neurotransmetues. Rezultati? Një sistem imunitar i stimuluar për të luftuar sëmundjet.