Celebrities Live From Tirana Music

5 këngët e preferuara të aktorit Amos Muji Zaharia!

Sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte aktori i njohur Amos Muji Zaharia për të na folur më shumë rreth 5 këngëve të tij të preferuara.

1.iiO-“Rapture”

Në moshën 19 vjeçare braktis Shqipërinë dhe iki në Rumani, në një qytet me 2 milion banorë vetëm me studentë. Kur një familje atje jetonte me 200 dollarë në muaj unë jetoja me 400-500 dollarë. Në atë kohë kjo kënga ishte më në zë në Rumani. Nga Rumania kam kujtimet më të bukura. Vajta për të bërë shkollën aty dhe vetëm shkollë nuk bëra(qesh) por në fakt bëra shkollën e jetës.

2. Dejavu/”Never”

Kjo këngë ka qenë hit kur unë isha 12-13 vjeç. Atëhere nuk kishte shazam, e dëgjoje në radio dhe nuk kuptoje as këngëtarin, as muzikën dhe duhet të prisje ta ridëgjoje përsëri në radio. U shkëputa 10 vite pa e dëgjuar dhe sa herë kujtoja fëmijërinë kujtoja dhe këtë këngën. Para dy vitesh isha në plazh me një miken time dhe në mes të bisedës më kap veshi këtë këngën, e kishte vënë një Dj. E lash bisedën përgjysmë, ika me vrap tek ai dhe i thash: ‘Kam 10 vite që nuk e dëgjoj, më thuaj si e ka titullin kënga’. Më në fund u ribashkova me këngën e preferuar pas 10 vitesh.(qesh)

3.Coppola feat. 2STRANGE/”Kings & Queens”

Më sjell shumë afër vdekjes.(qesh) Ka raste kur jam në makinë dhe kjo këngë fillon dhe rruga është e lirë, eci me 90 në orë, maksimumin e mundshëm.

4.Youssou N’Dour/”7 Seconds”

Çdo këngë e imja lidhet me fëmijërinë. Vjen një komshie përballë meje, në atë isha 14-vjeç dhe ajo ishte 15-vjeçe, u bëm miq bashkë dhe kur takoheshim hapja derën, nxirrja boksin, vija këtë këngën dhe ndërkohë që kjo muzikë jepej ne bënim detyrat e shtëpisë.(qesh)

5.Michael Jackson/”Liberian Girl”

Kjo më kujton gjithashtu fëmijërinë. Ka pas qenë koha kur mamaja ime Yllka e vendoste këtë këngën dhe kishte një ndjesi të paqtë, ja lexoja në sy dhe më bëri dhe mua ta dashuroj. Më kujton Yllkën me atë paqen e saj. Për mua është e rëndësishme që njerëzit e mi të jenë sa më afër Zotit.