E mërkura artistike i kushtohet vetëm muzikës dhe filmave dhe me siguri ju e keni kuptuar këtë gjë tashmë. Sot në “Live From the Cinema” kishim të ftuar regjisoren e mirënjohur Driada Dervishi. Pa humbur kohë ju prezantojmë me 5 përgjedhjet e saj filmike që nuk duhet t’i humbisni.
5. Fanny and Alexander (1982)
“5 orë por nuk është një film aq i gjatë saqë nuk mbarohet. Ai mund të ndahet në 2 pjesë, një film autobiografik i Bergman-it dhe më pëlqen ndërthurja e ëndrrave me realitetin aty ku mbaron njëra fillon tjetra. Historia e një djali të vogël dhe motrës së tij të cilët gjenden në një situatë të jashtëzakonshme pas vdekjes së babit, është e ndërtuar në 2 kohë, transmeton 2 ndjesi të ndryshme, një Krishtlindje si në përralla.”
4. Nostalghia (1983)
“Unë mendoj se ky film është mrekullia vetë sepse bashkohet një letërsi e mrekullueshme ruse dhe Italinë me peizazhet e saj me arkitekturën e bukur e gjitha kjo e ndërtuar nga një njeri me shpirt mjaft poetik. Këtu ngrihen pyetje të mëdha për jetën megjithëse hisotria duket e vogël.”
3. AMARCHORD (1974)
“Titulli do të thotë të duash të kujtosh dhe ne shqiptarët e kemi pak problem sepse harrojmë shpejt. Dhe këtu nuk kemi një narracion të drejtë, nuk shtrihet në një linjë. Këtu shihen aspekte të ndryshme të jetës, me rituale të shumta. Në një farë mënyre të kujton një kohë të shkuar që ndoshta dhe se kemi jetuar por ama të bën pjesë të saj.”
2. In the mood for love (2000)
“E bukura e këtij filmi është që në 5-së minutat e para ishte një magji mënyra e vendosjes së kameras. Një kornizë brenda një kornize njësoj si të befasohesh para një pikture të bukur. Gjithashtu nëse ka diçka që nuk t’a përcjellin aktorët t’a përcjell muzika.”
1. The grand hotel Budapest (2014)
“Flet për një kohë që realisht nuk ka ekzistuar askund përveçse në kokën tonë. Për ato momente kur kemi menduar se bota ka një elegancë të madhe, estetikë të bukur, sjellje të edukuara dhe shprehje të dashurisë. Personazhet i njohim dhe i kemi parë në karaktere të ndryshme por Wes Anderson i zhvesh nga çdo stereotip.”