Bota

Mbreti Charls III mbërrin në ‘Buckingham Palace’, mijëra persona mblidhen për të përshëndetur monarkun e ri! (Video)

Mbreti Charles III ka mbërritur në Pallatin Buckingham në Londër. Mijëra njerëz janë mbledhur jashtë pallatit për të takuar mbretin e ri. BBC sjell foto nga lart ku duket turma e njerëzve që janë mbledhur për të takuar mbretin Charles.

Monarku do të takohet me kryeministren Liz Truss. Avioni i Mbretit u ul në RAF Northolt në perëndim të Londrës. Makina e Mbretit është ndalur pak jashtë portave të Pallatit Buckingham dhe ai dhe mbretëresha Camilla kanë dalë për të përshëndetur njerëzit që janë mbledhur jashtë.

Mediat britanike e kanë cilësuar si një një moment simbolik – Mbreti kthehet në kryeqytet dhe në pallatin e tij – selinë e monarkisë britanike. Dihet se Mbreti nuk ka qenë kurrë tmerrësisht i prirur për t’u vendosur në Buckingham Palace, por ai thjesht do të duhet të pajtohet me këtë – dhe të largohet nga Clarence House, në të njëjtën mënyrë siç vepruan Mbretëresha dhe Princi Philip, kundër dëshirës së tyre.  Clarence House ishte shtëpia e tyre, në vitin 1952, kur Nëna Mbretëreshë ishte në rezidencën në Buckingham Palace, por kryeministri i atëhershëm, Winston Churchill, e bëri të qartë se monarku banon në Pallatin Buckingham.

Kështu që e njëjta gjë do të ndodhte këtë herë – dhe, në kohën e duhur, Mbreti dhe Bashkëshortja Mbretëresha do të zhvendosen nga Clarence House… në “shtëpinë e madhe”.

Mbreti Charles III mori një pritje të ngrohtë ndërsa kaloi turmat e mbledhura jashtë Pallatit Buckingham. Mbretit iu ofruan buqeta me lule dhe madje edhe një puthje në faqe ndërsa shtrëngonte duart me ata që ishin mbledhur për ta parë të mbërrinte.