Bota

45-vjeçari ndërron jetë në mënyrë të papritur disa orë pasi kishte përfunduar maratonën!

Një 45-vjeçar nga Bingham në Nottinghamshire ndërroi jetë në mënyrë të papritur, disa orë pasi kishte përfunduar maratonën e Londrës, që u zhvillua në kryeqytetin britanik, fundjavën që lamë pas. Steve Shanks u ndje keq teksa po udhëtonte për në shtëpi, pas suksesit në garën e rezistencës, të cilën e kishte përfunduar për më pak se 3 orë.

Lajmi për vdekjen e Shanks u nda nga bashkëshortja e tij Jessica në rrjetet sociale, e cila shprehej se ishte shkatërruar nga kjo humbje. Një zëdhënës i Maratonës së Londrës shprehu keqardhjen për këtë humbje duke thënë se Shanks ishte një vrapues me eksperiencë, që kishte marrë pjesë disa herë në kompeticione të tilla të rëndësishme.

Ai po kthehej në shtëpi pasi kishte kaluar ditën duke marrë pjesë në Maratonën e Londrës. Siç mund ta imagjinoni, jam absolutisht e tronditur dhe e shkatërruar.

Një zëdhënës i Maratonës së Londrës tha se ata ishin thellësisht të pikëlluar kur morën vesh për vdekjen e Shanks. Ata shtuan se Shanks ishte një vrapues me shumë përvojë duke përfunduar distancën prej 42.1 km në dy orë e 53 minuta. Në një homazh të postuar në faqen e tij të internetit, Holme Pierrepont Running Club tha:

Steve kishte fituar shumë kampionate klubesh në të gjitha distancat. Ai konkurroi në gara në të gjithë Evropën. Talentet e tij nuk ishin të kufizuara në vrapimin rrugor. Ai përfaqësoi klubin në cross-country dhe fitoi një kampionat të vrapimit të klubit në 2008.